Lajme

Djali i Millosheviqit shfaqet në publik pas 20 vjetësh, i kërkuari nga INTERPOL-i zbulon bustin e babait të tij në Moskë

Djali i ish-presidentit të Serbisë dhe ish-Republikës Federale të Jugosllavisë Sllobodan Millosheviqit, Marko Millosheviq, është shfaqur pas gati 20 vjetësh në publik.

Dhe sipas mediave serbe, këtë herë Marko Millosheviq u filmua në zbulimin e bustit të babait të tij në Moskë.

Siç theksojnë mediat në Serbi, shumë njerëz as nuk e njohën Markon, ndërsa të tjerë shprehen se ai me kalimin e viteve gjithnjë e më shumë i ngjan Sllobodan Millosheviqit.

Lexo më shumë  500 mijë euro për ekipin e Kosovës. Qeveria i ekzekuton të hënën

Ndërkohë monumenti i Millosheviqit është paksa i çuditshëm, sepse ai mban një lloj “maske” në dorën e djathtë.

Aty, siç thuhet më tej, Marko Millosheviq është fotografuar me liderin e “Ujqërve të Natës”, Aleksandër Zaldastanov.

Monumenti prej bronzi është krijuar në Serbi, ndërsa dokumentet për transportin e tij janë marrë më parë nga Ministria e Kulturës dhe Doganave të Serbisë.

Po sipas raportimit të mediave serbe, paratë janë mbledhur nga diaspora serbe në Rusi dhe jo vetëm.

Lexo më shumë  Kurti pritet nga Macron në Pallatin Elize, konfirmohet partneriteti Kosovë–Francë

Marko Millosheviq mbeti një simbol famëkeq i viteve nëntëdhjetë dhe menjëherë pas 5 tetorit 2000, ai u arratis në Moskë.

Emri i tij u gjet në listën e të kërkuarve të INTERPOL-it, së bashku me emrin e nënës së tij, Mirjana Markoviq.

Të dyve iu dha azil në Rusi dhe Mirjana vdiq në vitin 2019, në moshën 77-vjeçare.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *