Lajme

Kurti publikon propozimin pesëpikësh për shtensionimin në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media ka folur për takimin e sotëm me ambasadorët e vendeve të QUINT-it.

Kurti shtoi se me ambasadorët e QUINT-it ka biseduar për zhvillimet e fundit në vend, dhe propozimin e qeverisë në lidhje me deskalimin në katër komunat në veri.

Kurti ka paraqitur pesë pikat e  propozuar nga Qeveria e Kosovës për deskalim të situatës në veri.

Pika e parë: Sundimi i ligjit në katër komunat në veri. Situata në veri nuk është normale për një kohë të gjatë por eskalimi më 29 maj e bënë urgjent sjelljen para drejtësisë të gjithë atyre që ushtuan dhunë ndaj policisë së Kosovës, KFOR-it dhe mediat.

Lexo më shumë  Kongresistët amerikanë shkojnë në Preshevë, Shaip Kamberi i pret dhe kërkon barazi për shqiptarët në Luginë

Pika e dytë: Grupet e dhunshme tërhiqen menjëherë nga territori i Kosovës

Pika e tretë: Policia e Kosovës dhe KFOR, apo EULEX do të kryejnë vlerësime të përbashkëta të sigurisë çdo 15 ditë për të garantuar ambient të sigurt për të gjithë

Pika e katërt: Qeveria e Kosovës do të koordinohet me të gjithë akterët dhe do të shpall zgjedhjet e reja në veri

Pika e pestë: Kosova dhe Serbia rikthehen menjëherë në dialogun e lehtësuar të Brukselit. Bashkimi Evropian siguron një plan renditje të drejtë dhe të balancuar për zbatimin e marrëveshjes bazike.

Kryeministri bërë të ditur se këtë propozim e kishte ndarë paraprakisht me Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Josep Borrell.

Lexo më shumë  Ministri Hoti: Sot ekzekutohen shtesat prej 100 euro për pensionistët dhe fëmijët në Kosovë

“Dje në orën 12 kam pasur një telefonat me Josep Borrell në lidhje me situatën në veri pas zgjedhjeve komunale, sot kam pritur ambasadorët e QUINT-it. Dje pasdite kam qenë në komunikim të vazhdueshme me përfaqësuesin e BE-së për dialogun Miroslav Lajçak dhe në mbrëmje me ambasadorin amerikan Hovenier. Me Borrell dje dhe vendet e QUINT-it kam shprehur gatishmërinë e plotë të Qeverisë për deskalim të situatës dhe normalizim të plotë me Serbinë”, ka thënë Kurti.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *