Bota

Ukraina shënon “tri fitoret e para gjatë kundërofensivës”

Ukraina thotë se ka çliruar tre fshatrat e para gjatë një kundërofensive, të gjitha në juglindje.

Sipas mediave të huaja, forcat e Kievit postuan pamje që thuhet se tregonin ushtarët duke ngritur flamurin ukrainas në një ndërtesë të bombarduar në Blahodatne dhe Neskuchne, rajoni i Donetsk.

Fshati tjetër në jug, Makarivka, ishte gjithashtu “de-pushtuar” pasi trupat ukrainase përparuan 300 deri në 1500 metra në dy drejtime, tha zëvendësministrja e Mbrojtjes, Hanna Maliar.

“Ne po shohim rezultatet e para të veprimeve kundërsulmuese, rezultate të lokalizuara”, ka thënë Valeryi Shershen, zëdhënës për sektorin ushtarak të Ukrainës Tavria.

Lexo më shumë  Pas fitorës së raundit të parë të zgjedhjeve nga kandidati anti-Nato, Presidenti i Rumanisë mbledh Këshillin e Lartë të Mbrojtjes për cënimet e sigurisë nga Tiktok-u

“Asnjë pozicion nuk është humbur në drejtimet ku forcat tona janë në mbrojtje”, shtoi ai.

Megjithatë, Sky News shkruan se nuk është në gjendje të verifikojë këto raporte në fushën e betejës.

Sipas mediumit në fjalë, luftimet e ashpra vazhdojnë sot në pikat e nxehta të vijës së parë, me rreth 25 beteja që zhvillohen pranë Avdiivka dhe Maryinka, gjithashtu në Donetsk; pranë qytetit lindor të Bakhmut; dhe pranë Bilohorivka në rajonin e Luhanskut, tha shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës.

Lexo më shumë  Konfirmohet përbërja e re – Komisioni i ri i Ursula von der Leyen merr miratimin përfundimtar

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *