Në 2013-tën kur Rama u bë kryeministër nuk foli asnjëherë për pasivizimin e adresave për shqiptarët e Luginës
Nga Çlirim Mata
Ky është Edi Rama, nga reciprociteti i të drejtave të pakicave Kosovë-Serbi në Asociacion të komunave për minoritetin serb në Kosovë.
Pse duhet që ti interesoj më shumë minoriteti i serbëve sesa ai i shqiptarëve!? Kur e dijmë shumë mirë diskriminimin e shqiptarëve në Serbi karshi avantazheve të minoritetit serb që ia mundëson vetë kushtetuta e Kosovës!?
Nga kjo video e vitit 2013 kur Edi Rama erdhi në pushtet dhe mbajti këtë fjalim në kuvendin e Kosovës i është pasivizuar adresa më shumë se 6000 banorëve në Luginën e Preshevës nga qeveria e Vuçiçit, për të vetmen arsye se jemi shqiptar!
Rama nuk foli asnjëherë për pasivizimin e adresave për shqiptarët e Luginës e aq më pak të merrte iniciativë për ta shtruar si problem këtë spastrim etnik karshi Serbisë a spektrit ndërkombëtarë.
Është e tmerrshme të shohësh si shqiptar i Preshevës se si shteti yt amë nuk interesohet fare për ty e në anën tjetër ka një interes të tepruar në lidhje me minoritetin serb!
Është e tmerrshme kur kujton që dy dekada më parë ne luftonim me gjak e më pas na del një kryeministër i shtetit amë e na sillet si ndërkombëtar karshi mohimit të egzistencës sonë nga shteti Serb vetëm e vetëm se jemi shqiptar e ky kryeministër bashkpunon me ta!
Rruga Press