Opinion/Aktualitet

Pozhari: Escobari çoi porosinë se i parapëlqejnë veç ata që i binden presionit ndërkombëtarë

Shkruan Xhevdet Pozhari

Escobari tha se nuk kemi kurgjo me popullin e Kosovës, por me ata që i zgjedh ky popull! Tash edhe na nuk kemi kurgjo të keqe me Amerikën, ama kështu fshehurazi nuk është se nuk çuditemi se qysh 50 milionë amerikanë e kanë votu Trumpin, një njeri që pat thanë në pandemi me pi detergjent për me e myt virusin. Kuptohet, është e drejtë themelore e tyre se kënd e zgjedhin.

Lexo më shumë  Kush është me Serbinë?

Po ashtu, si emisar special, çoi porosinë se i parapëlqejnë veç ata që i binden presionit ndërkombëtarë. Sigurisht që do shprehet kështu, se kjo ua lehtëson punën si ndërmjetësues.

Valla e kishim një të stilit “razumesh”, por nuk e ka votu as katundi i vet.

Kështu që gjejeni mënyrën me e bind Albin Kurtin. As mendjen nuk e kemi me e ndërru një kryeministër që nuk lejon pafundësisht t’i bëhen kompromise një krimineli si Vuçiçi, qashtu qysh ka raportu edhe New York Times.

Lexo më shumë  Një idiotizëm i ri politik: "grusht shteti" i qeverisë kundër opozitës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *