Bota

Stoltenberg: Shkatërrimi i hidrocentralit në Ukrainë akt mizor

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dënoi shkatërrimin e hidrocentralit pranë digës së dëmtuar në Nova Kakhovka, në jug të Ukrainës, duke e cilësuar si ate një akt mizor.

“Shkatërrimi i digës në Kakhovka vë në rrezik jetën e mijëra civilëve”, shkroi Stoltenberg në Twitter.

“Shpërthimi i hidrocentralit pranë digës së dëmtuar në Nova Kakhovka, gjithashtu shkakton dëme të rënda mjedisore”, tha ai.

Lexo më shumë  Rubla ruse arrin nivelin më të ulët në 32 muaj kundrejt dollarit

Stoltenberg shtoi se incidenti dëshmon edhe një herë brutalitetin e luftës të Rusisë në Ukrainë.

Një hidrocentral pranë digës së dëmtuar në Nova Kakhovka,  në jug të Ukrainës është shkatërruar, sipas zyrtarëve rusë dhe ukrainas.

“Është e qartë se riparimi i tij nuk do të ishte i mundur”, tha kryetari i bashkisë së Nova Kakhovka, Vladimir Leontyev, i emëruar nga Moska.

Lexo më shumë  Rutte kërkon ndryshimin e trajektores së luftës në Ukrainë

Operatori ukrainas i centralit tha gjithashtu se ai ishte shkatërruar plotësisht.

Secila palë në luftë fajësuan njëra -tjetrën për dëmtimin e digës.

Pas ngjarjes, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky mblodhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *