Lajme

Në Serbi vetëm 11 për qind të gatshëm të luftojnë në Kosovë, 65 për qind kundërshtojnë çdo konflikt me shqiptarët

Sociologu serb Sreçko Mihailoviq gjatë prezantimit të anketës së opinionit publik të Demostatit, ka treguar se rezultatet e hulumtimit tregojnë se 47 për qind e të anketuarve në Serbi, jetojnë njësoj si dhjetë më parë.

Hulumtimi është kryer “ballë për ballë”, me 1,600 të anketuar, nga 24 prilli deri më 4 maj

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Rezultatet tregojnë se 41 për qind thanë se u mungon shumë një jetë e denjë, ndërsa 48 për qind të anketuarve janë deklaruar edhe lidhur me aktivitetet e presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe qeverisë së Serbisë.

Pra 48 për qind e të anketuarve i cilësuan si rezultate të dobëta në standardin e qytetarëve, në veçanti e cilësojnë si shumë të dobët gjendjen në fushën e shëndetësisë, ekonomisë dhe arsimit.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Sipas Mihailoviqit, 11 për qind të anketuarve do të luftonin për Kosovën, ndërsa 65 për qind kundërshtojnë çdo konflikt me shqiptarët dhe bashkësinë ndërkombëtare.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *