Ukraina nis çlirimin e Zaporizhias
Ushtria ukrainase ka kryer me sukses sulme mbi forcat ruse në rajonin e Zaporizhias, duke arritur të çlirojë disa toka, thuhet në raportin e Institutit Amerikan të Luftës.
Ndonëse lëvizjet ishin të kufizuara, siç thuhet në raportin e publikuar të hënën, Ukraina shënoi fitore në rajonin lindor, derisa u tha se Rusisë i shkaktoi shumë humbje në këmbësori dhe armatime të rënda.
Sulme të kufizuara janë kryer edhe rreth Bakhmutit dhe Marinkas, zona të kontrolluara aktualisht nga trupat ruse.
“Forcat ukrainase kryen sulme lokale tokësore dhe thuhet se arritën përfitime të kufizuara taktike në rajonin perëndimor të Donetskut dhe në rajonin e lindor të Zaporizhias”, u tha në njoftim.
Instituti i Luftës raportoi edhe për përparime në verilindje të Rivnopillias.
“Sipas gjeolokacionit të videove të postuara dje, forcat e mekanizuara ukrainase kanë bërë përparim të kufizuar në verilindje të Rivnopillias”, u tha tutje në njoftim.
Mediat ndërkombëtare kanë paralajmëruar nisje të kundërofensivës ukrainase ndaj trupave ruse, ndonëse kjo zyrtarisht s’ka nisur.
Rruga Press