Bota

Zelensky: Jemi gati për kundërofensivë

Ukraina është gati të nisë një kundërofensivë të shumëpritur për të rimarrë territorin nën pushtimin rus, tha presidenti Volodymyr Zelensky në një intervistë të publikuar sot.


“Ne besojmë fuqishëm se do të kemi sukses”, tha Zelensky për Wall Street Journal.

“Nuk e di sa kohë do të zgjasë. Për të qenë i sinqertë, mund të shkojë në mënyra të ndryshme, krejtësisht ndryshe. Por ne do ta bëjmë dhe jemi gati”, shtoi presidenti ukrainas.

Kievi shpreson se kundërofensiva për të rifituar territorin, do të ndryshojë dinamikën e luftës që është ndezur që kur Rusia pushtoi fqinjin e saj 15 muaj më parë.

Lexo më shumë  I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Zelensky tha muajin e kaluar se Ukraina duhet të presë që të mbërrijnë më shumë automjete të blinduara perëndimore përpara se të nisë një kundërofensivë.

Ai ka bërë përpjekje diplomatike për të mbajtur mbështetjen perëndimore, duke kërkuar më shumë ndihmë ushtarake dhe armë, të cilat janë thelbësore për Ukrainën për të pasur sukses në planet e saj. Rusia mban pjesë të territorit ukrainas në lindje, jug dhe juglindje.

Lexo më shumë  Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konflikteve në Ballkan

Një periudhë e gjatë moti i thatë në disa pjesë të Ukrainës ka nxitur pritshmëritë se një kundërofensivë mund të jetë e pashmangshme. Gjatë javëve të fundit, Ukraina ka shtuar sulmet në depot ruse të municionit dhe rrugët logjistike.

Të shtunën, ushtria ukrainase njoftoi në një raport të përditshëm se Marynka në rajonin Donetsk në lindje ishte fokusi i luftimeve. Forcat ukrainase zmbrapsën të 14 sulmet nga forcat ruse atje, thuhet në raport.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *