Bota

Ndodh e paimagjinueshmja, kërkohet zëvendësimi i Putinit në televizionin shtetëror rus

Një sulm i paimagjinueshëm ndaj presidentit Vladimir Putin ka shpërthyer në televizionin shtetëror rus, ku një politikan kërkoi largimin e despotit nga detyra.

Opozitari Boris Nadezhdin, i cili e ka kritikuar operacionin special të Rusisë në Ukrainë, që në ditën e tij të parë, u shpreh në kanalin NTV se rusët duhet të zgjedhin një lider të ri në zgjedhjet e vitit 2024.

“Duhet të zgjedhim dikë tjetër dhe jo Putinin. Pastaj gjithçka do të shkojë mirë”, u shpreh opozitari rus.

Lexo më shumë  Kuleba: Trump nuk mund të bëjë marrëveshje paqeje me Rusinë për Ukrainën

Sipas ekspertëve britanikë, kjo është hera e parë që dikush kërkon largimin e Putinit nga televizioni shtetëror rus, që nga nisja e luftës në shkurt të vitit 2022.

Më tej, Nedazhdin shtoi se nën regjimin e Putin nuk ka asnjë mënyrë të mundshme që Rusia të kthehet në Europë.

“Na duhet të zgjedhim një drejtues ndryshe që do ta qeverisë vendin dhe do të ndalë këtë luftë në Ukrainë. Na duhet një qeveri ndryshe që do ta lejojë Rusinë të rindërtojë marrëdhëniet me vendet e BE-së”, shtoi Nedazhdin.

Lexo më shumë  Konfirmohet përbërja e re – Komisioni i ri i Ursula von der Leyen merr miratimin përfundimtar

Drejtuesi i emisionit, Ivan Trushkin, një propagandist i njohur i Putin u përpoq që ta ndërpriste Nadezhdin, duke thënë se i priste të gjitha këto fjalë të tij.

Ndërsa propaganduesit e Putinit kanë kritikuar hapur ushtrinë ruse dhe sukseset e luftës, ata nuk e dënojnë presidentin, por Nadezhdini bëri pikërisht këtë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *