Lirimi nga burgu i Tahirit, Yuri Kim bën deklaratën e fortë: Do të ketë pasoja…
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka shkruar në faqen e saj zyrtare në Twitter lidhur me privilegjet në sistemin e drejtësisë në Shqipëri, të cilat nuk gjejnë mbështetje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ky postim i saj vjen pas lirimit nga burgu të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Sipas Kim, një vend si Shqipëria që pretendon të hyjë në BE dhe është aleate e NATO-s nuk mund të pranojë “mënyrat e vjetra të mosndëshkimit”.
Deklarata e plotë:
Shumë zhgënjyese të shohësh se mënyrat e vjetra të mosndëshkimit dhe privilegjimit për disa vazhdojnë në Shqipëri në sistemin e drejtësisë. Këto mënyra të vjetra nuk janë të përshtatshme për një aleat të NATO-s dhe aspirantëve të BE-së dhe ato duhet të refuzohen me vendosmëri. Shtetet e Bashkuara të Amerikës e konsiderojnë korrupsionin si një kërcënim thelbësor të sigurisë kombëtare. Ata që merren me dhënien ose pranimin e kërcënimeve dhe nxitjeve – për shembull, për të ndihmuar miqtë e fuqishëm – duhet të kuptojnë se veprimet e tyre do të kenë pasoja.
Rruga Press