Lajme

Osmani përshkruan takimin me Vuçiqin: Vajtonte, ankohej e gënjente

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka përshkruar takimin që ka mbajtur të enjten pasdite me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në praninë e presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelarit Olaf Scholz, në Moldavi. Në konferencën për media, ajo ka thënë se Vuçiqi “si gjithmonë, vajtonte, ankohej e nuk tregonte të vërtetën”.

Nga ky takim, që u mbajt pa planifikime të mëhershme sipas Osmanit, dolën tri kërkesa nga evropianët për Kosovën e Serbinë. Bashkimi Evropian, me në krye Gjermaninë dhe Francën, kanë kërkuar publikisht organizimin e menjëhershëm të zgjedhjeve të reja në komunat veriore të Kosovës, sigurimin që në to të marrin pjesë serbët e Kosovës dhe që të nisë themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“S’e kam pasur asnjë plan që të takohesha me Vuçiqin. Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë po vazhdon në Bruksel dhe ishte insistim që nga mëngjesi i liderëve evropianë dhe si presidente e të gjithë qytetarëve të Kosovës dua të tregoj konstruktiviteti, si virtyt të popullit tonë, që të tregojmë vullnet se mund të flasim me të gjithë. Ia kemi zgjatur dorën e bashkëpunimit Serbisë për vite të tëra. S’është hera e parë që e gjejmë veten me Vuçiqin në takime të tilla. Më duhet ta them se takimi, i mbajtur me insistimin e presidentit Macron dhe kancelarit Scholz, të cilëve ua respektova kërkesën duke qenë se janë ndër aleatët më të ngushtë, nuk ishte takim negociues, por shkëmbim pikëpamjesh. Mund ta them se Vuçiqi vajtonte, ankohej e sigurisht nuk tregonte të vërtetën, që është virtyt i tij, duke qenë ministër i propagandës së Millosheviqit”, ka thënë Osmani.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

Osmani ka thënë se e ka pyetur Vuçiqin nëse konsideron se a ka marrëveshje me Kosovën a jo.

“Është pyetje kyçe sepse u zotua në Bruksel e pastaj thotë se s’do ta implementojë duke vënë në pikëpyetje gjithçka. Së dyti, i kërkova të heqë ushtrinë nga kufiri, dhe së treti që të heqë përkrahjen për bandat kriminale që po shkaktojnë dhunë. Dhe në fund ritheksova përkushtimin e Kosovës për të implementuar çdo pikë të marrëveshjeve”, ka thënë Osmani.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

Ajo ka treguar se më pas, Vuçiqi ka nisur me fyerje në gjuhën serbe.

Presidentja ka thënë se kanë marrë pyetje nga Scholzi e Macroni e se “në asnjë nga to s’u përgjigj Vuçiqi”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *