Gruaja në Leposaviq shkon në Polici, ndihet e kërcënuar nga disa persona të maskuar
Një grua në Leposaviq ka raportuar në Polici se po ndihet e kërcënuar nga persona të maskuar.
Ajo ka thënë në Polici se këta persona po lëvizin nëpër zonën e banimit me gurë në duar.
Ka thënë se edhe ka marrë mesazh kërcënues.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se ndjehet e kërcënuar nga persona i/të dyshuar, të maskuar, me gurë në duar duke bërë lëvizje në zonën e banimit. Viktima po ashtu ka potencuar se ka pranuar mesazh kërcënues. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin ditor të PK-së.
Rruga Press