Lajme

Shfuqizohet vendimi i Ministres Haxhiu, për shkarkimin e zyrtarit të lartë për rastin “Dehari”

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil (KPMSHCK) e ka aprovuar ankesën e ish-kryeinspektorit të Ministrisë së Drejtësisë, Ylber Topalli, kundër vendimit të ministres Albulena Haxhiu për shkarkimin e tij nga detyra.

KPMSHCK-ja e ka vlerësuar të paligjshëm e shkarkimit të Topallit, në një vendim të nxjerrë më 29 maj.

Vendimi i MD-së është cilësuar i pabazë dhe arbitrar.

Lajmin për shfuqizimin e vendimit të Ministrisë së Drejtësisë në rastin Topalli e ka bërë të ditur sot avokati Faton Fetahu, përfaqësues i ish-kryeinspektorit të MD-së.

“Kam kënaqësinë që në cilësi të përfaqësuesit të autorizuar të Kryeinspektorit të Inspektoratit të Shërbimit Korrektues të Kosovës z. Ylber Topalli dhe zyrtarit korrektues – ish-ushtruesit të detyrës së drejtorit të Qendrës së Paraburgimit në Prizren z. Destan Zogaj, t’ju njoftoj se pranova dy vendime të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, përmes të cilëve, përfundimisht konfirmohet paligjshmëria e vënies para përgjegjësisë disiplinore të tyre e cila rezultoi me shkarkimin arbitrar dhe të paligjshëm nga ana e Ministrisë së Drejtësisë”, ka thënë Fetahu.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

“Këto dy beteja ligjore që zgjatën rreth dhjetë muaj nuk do t’i konsideroja vetëm fitore të palëve që unë përfaqësova, por edhe fitore të së vërtetës përballë mashtrimit, i cili u përpoq t’u servohej edhe qytetarëve nga ana e Ministrisë së Drejtësisë”, tha avokati.

Ylber Topalli ishte shkarkuar nga detyra në bazë të gjetjeve të një raporti të Inspektoratit të Ministrisë së Drejtësisë.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

Procedura disiplinore ndaj Topallit është iniciuar mbi pretendimet e shkeljeve të rënda procedurale që janë të ndërlidhura me rastin e ngjarjes së Astrit Dehari, i cili kishte vdekur në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, më 5 nëntor 2016.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *