Lajme

Osmani takon kryeministrin e Britanisë, deputetja Kearns: Një nga vendet e para që njohëm pavarësinë e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar kryeministrin britanik Rishi Sunak, në Komunitetin Politik Evropian.

Këtë e bëri të ditur deputetja britanike dhe njëherësh kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns.

Sipas një postimi në rrjetin social Twitter, Kearns ka shkruar se Britania e Madhe ishte një nga vendet e para që njohën pavarësinë e Kosovës.

Lexo më shumë  Kërcënohet me vdekje gazetari Osman Stafa/ SafeJournalists kërkon hetim urgjent

Ajo po ashtu tha se Britania duhet të vazhdojë të jetë shtet paqeruajtës në të gjitha forumet.

“E kënaqur të shikojë Rishi Sunak dhe presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, t’i takoj në Komunitetin Politik Evropian.

Ne ishim një nga vendet e para që njohëm pavarësinë e Kosovës dhe si mik i Kosovës duhet të përqafojmë rolin tonë të vazhdueshëm si paqeruajtës në të gjitha forumet”, shkroi Kearns.

Lexo më shumë  Nafta në Shqipëri kushton 2.6 herë më shumë se mesatarja e gjithë Evropës, ndaj fuqisë blerëse

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *