Sërish sulme në Rusi, bombardohet rajoni i Belgorodit, Moska akuzon Ukrainën
Autoritetet në Rusi kanë deklaruar se një person mbeti i plagosur si pasojë e bombardimit të një qyteti në rajonin e Belgorodit. Televizioni shtetëror rus publikoi pamje të dëmtimit të një ndërtese në qytetin Shebekino.
Edhe njerëzit u panë teksa lëviznin për të gjetur një strehë.
“Nga ora 3 e mëngjesit deri në 7 nuk mund të lëviznim. Nuk ngrinim dot kokën, ishte shumë e frikshme”-shprehen qytetarwt.
Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes fajësoi njësitë luftarake ukrainase për sulmin, por shtoi se ato ishin zmbrapsur.
Banorët e evakuuar nga qyteti u filmuan më vonë në një qendër akomodimi emergjence, ku sipas autoriteteve gjetën strehë të përkohshme.
Moska e ka akuzuar Ukrainën se fshihet prapa një seri sulmesh të fundit në territorin e saj, por Kievi ka mohuar çdo përfshirje.
Rruga Press