Avokati serb Stojkoviq: Grupi mercenar rus Wagner vepron në kufirin Serbi – Kosovë përmes Aleksandar Vulinit i ndihmuar nga BIA
Avokati serb Stojkoviq: Grupi mercenar rus Wagner vepron në kufirin Serbi – Kosovë përmes Aleksandar Vulinit i ndihmuar nga BIA
Avokati serb Stojkoviq, thekson se interesi i grupit Wagner në Serbi është të krijojë një rrjet një strukturë popullsie që mund të veprojë në interes të Moskës me komandën e Kremlinit.
“Siç është rasti në veriun e Kosovës. Dhe grupi Wagner është duke rekrutuar njerëz këtu, po krijon grupe përmes elementëve të djathtë, nacionalistë dhe nazistë që mund të shkaktojnë konflikte dhe, nëse është e nevojshme, mund të krijojnë një vatër të re këtu në Ballkan”, thekson avokati serb Stojkoviq.
Ai shton se lidershipi shtetëror i Serbisë nuk dëshiron ta pranojë planin franko-gjerman për Kosovën.
“Udhëheqja shtetërore serbe fillimisht luajti në kartën që Kurti do ta refuzonte atë plan dhe më pas do të tregonin se si e pranojnë atë plan dhe do ta fajësojnë Kurtin se është një forcë shkatërruese për qetësimin dhe për ndërtimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, dhe se Beogradi në fakt është një forcë konstruktive.
Ju mund të vini re që atëherë kur Kurti tha se e pranon planin, nga ai moment Beogradi hesht, nuk thotë asgjë në favor të pranimit të atij plani”, shton ai.
Avokati Stojkoviq beson se pranimi i planit për Kosovën varet ekskluzivisht nga Rusia.
“Mendoj se përmes veprimeve të qeverisë serbe, ne në fakt do të mund të shohim se çfarë dëshiron Rusia në lidhje me Kosovën dhe sa larg është e gatshme të shkojë”, beson avokati Stojkoviq.
Ai thekson se takimet intensive mes Vuçiqit dhe ambasadorit rus Aleksandar Boçan-Harçenko kanë qenë vetëm për hir të Kosovës, për t’i përcjellë Vuçiqit mendimin e Putinit për zgjidhjen e problemit të Kosovës.
Në fund, Stojkoviq është i bindur se Rusia po e humb luftën në Ukrainë dhe se nuk duhet të gënjehemi se do të shohim një Putin të ri në Kremlin edhe pas Putinit./Kosova Post
Rruga Press