Të arrestuarit në protestën e Zveçanit sillen në gjykatë
Dy personat e arrestuar të hënën në Zveçan, janë sjellë sot në Gjykatën e Prishtinës.
Ndaj tyre sot pritet vendimi i gjykatës për caktimin apo jo të masës së sigurisë të cilën e ka kërkuar prokurori.
Dy të arrestuarit janë me shtetësi të Serbisë, derisa njëri prej tyre është edhe shtetas i Kosovës.
D.O. dhe R.P., u arrestuan të hënën nga Policia e Kosovës pas protestës së dhunshme ku u lënduan rreth 30 pjesëtarë të KFOR-it. Po ashtu disa vetura të mediave u demoluan nga persona të dyshuar që mbanin maska.
Policia të hënën njoftoi se kishte arrestuar pesë persona të dyshuar, por më vonë u bë e ditur se tre prej tyre ishin liruar.
Rruga Press