Kërcënohet pronari serb i lokalit që strehoi gazetarët në Zveçan
Pronari serb i lokalit që strehoi gazetarët në Zveçan të hënën, Mladen Peroviq, është kërcënuar.
Ai u ka thënë mediave të mërkurën se është kërcënuar për faktin se ka strehuar gazetarët.
Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha, pati njoftuar se falë ndihmës së Peroviqit kishin arritur që të gjithë gazetarët të përcillen sigurt nga Zveçani.
Gazetarët kishin mbetur të ngujuar brenda objektit komunal të Zveçanit në ditën e parë të kësaj jave, pas sulmeve të njëpasnjëshme të serbëve që kishin dalë në protesta. /koha.net/
Rruga Press