Lajme

Eksperti i sigurisë Ilir Kulla: Anulimi i Defender 2023 nuk është masë e SHBA-së kundër Kosovës, por vendim i KFOR-it prej rrethanave

Eksperti i çështjeve të sigurisë Ilir Kulla i ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, tha se anulimi i Defender 2023 në Kosovë nuk është një masë e SHBA-së  kundër Kosovës.

Sipas tij anulimi i stërvitjes ka qenë një masë e detyruar për shkak të tensioneve në veri të vendit, pasi ajo është e kushtëzuar nga rrethanat dhe në Kosovë nuk mund të flitet për stërvitje ndërkohë që ka një konflikt të hapur.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

“Për shkak të ngjarjeve që kanë ndodhur në veri, komanda e KFOR-it, komanda  e NATO-s në Kosovë, ka kërkuar në radhë të parë që forcat operacionale në rajon të NATO-s si Sllovenia, Kroacia, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia ndoshta dhe Greqia të bëjnë një shtesë prej 800 trupash. Kjo është një kërkesë që bëhet në rast emergjencash nën koordinimin e NATO-s në Napoli.

Në kushtet që ka një destabilizim në veri, vëmendja nuk është te vazhdimi i stërvitjes, por te stabilizimi i gjendjes së Kosovës. Ajo që ka bërë NATO nuk është vendim i amerikanëve kundër Kosovës, por një vendim i detyruar i KFOR-it, këtë e ka sjellë situata jo qeveria e Kosovës. Duhet ta sqarojmë se nuk ka një vendim kundër Kosovës, por anulimi i Defender është një vendim i detyruar”,-tha Ilir Kulla.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *