Lajme

“Vuçiqi i tha popullit se Kurti do dëbojë serbët”, avokati serb: Në protestë dhe kriminelë

Avokati serb, Çedomir Stojkoviq ka komentuar situatën në veri të Kosovës, e cila është përshkallëzuar.

Në një intervistë për Euronews Albania ai theksoi se presidenti serb Aleksandër Vuçiq, ka dalë në media duke thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti kërkon gjakderdhje dhe dëbimin e serbëve nga Kosova.

Më tej ai theksoi se mes protestuesve në Veri ka pasur dhe kriminelë, të cilët kanë nxitur dhunën.

“Besoj se ai  vendosi që të kishte përshkallëzim mes serbëve të Kosovës përmes një retorike provokuese të shprehur dy netë më parë. Vuçiqi u shpall në televizionin publik në Serbi dhe foli se si Kurti do të dëbojë serbët, se si Kurti është në kërkim të gjakderdhjes dhe do të bënte disa gjëra të tmerrshme. Një ditë më pas  patëm rebelim të serbëve në veri të Kosovës . Një pjesë e tyre kanë frikë nga aho që do të ndodhë sepse i druhen fjalëve të Vuçiqit. Mes protestuesve pati dhe kriminelë të vendosur posaçërisht  për të nxitur dhunën. Ndaj besoj se Vuçiç e dëshironte një gjë të tillë. Në Beograd po shohim se  organizatat e ekstremit të djathtë po bëjnë protesta për atë që po ndodh në Kosovë.  Këtë protestë po e bëjnë në mënyrë që të ndalen protestat kundër qeverisë. Loja që po bën Vuçiqi është djallëzore”- tha ai.

Lexo më shumë  Zëdhënësi i Qeverisë thotë se qindra zyrtarë publikë janë arrestuar për keqpërdorime të ndryshme

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *