Lajme

Vuçiqi vazhdon të fantazojë: Kurti donte konflikt mes NATO-s dhe serbëve

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i është drejtuar opinionit pas eskalimit të situatës në veri, ku si pasojë dhjetëra ushtarë të KFOR-it u lënduan, kurse protestuesit serbë filluan t’i gjuajnë me gurë, shishe e shok bomba.

E Vuçiqi, si gjithnjë filloi fjalimin e tij me histeri të ndryshme, kinse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dashur të nxit konflikte mes serbëve të Kosovës dhe KFOR-it.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Pavarësisht që serbët sot u përleshën me KFOR-in pasi nuk iu bindën urdhrave për ta liruar rrugën për qarkullim, dhe iu vërsulën ushtarëve duke i godit me mjete të ndryshme të forta, Vuçiq thotë se Kurti ka “një dëshirë – nxitjen e konfliktit”.

“Edhe i verbri ka mundur të shoh që në tri ditët e fundit çfarë ishte përgatitur për sot – të gjitha i bëri Kurti”, tha presidenti serb, i cili njihej për gjuhën e tij të urrejtjes dhe vazhdimisht propagandon e shtiret si viktimë.

“Me dëshirën që të ketë konflikt mes serbëve dhe NATO, Kurti mendonte të pastroj duart dhe të thotë se nuk ka lidhje me këtë”, shtoi Vuçiq.

Në anën tjetër, ndërkombëtarët kanë dënuar rëndë sot sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it nga ana e protestuesve serbë. Për këtë ka folur edhe i pari i Aleancës Veri-Atlantike, Jens Stoltenberg.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *