Lajme

Finlandë, formohet grupi parlamentar i miqësisë Finlandë-Kosovë

Deputetët e Parlamentit finlandez kanë formuar grupin parlamentar të miqësisë Finlandë-Kosovë.

Lidhur me këtë ngjarje, përmes rrjetit social Twitter,  njoftoi deputetja e Parlamentit finlandez, Tytti Tuppurainen, ish-ministre për Çështje Evropiane.

“Krenarë që sot në Parlamentin finlandez themeluam grupin parlamentar të miqësisë Kosovë-Finlandë”, u shpreh ajo.

Ajo, mes tjerash, bëri të ditur se këtë grup e udhëheqin ajo së bashku me deputetin Mikko Savola, ish-ministër i Mbrojtjes në qeverinë finlandeze.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *