Vllaznia e femrave magjike, fitojnë titullin e 10-të radhazi dhe stampojnë yllin e parë në fanellë
Klubi i Vllaznisë së femrave kanë siguruar titullin e 10-të kampion radhazi dhe kështu kanë marrë yllin mbi logon e skuadrës.
Shkodranet fituan ndeshjen e fundit ndaj Tiranës me shifrat 3-0 në “Loro Boriçi”. Doçi, Gjergji dhe Berisha ishin ato që i dhanë fitoren Vllaznisë.
Vllaznia e femrave grumbulloi 54 pikë në 18 ndeshje në total, duke pasur kështu vetëm fitore dhe asnjë barazim apo humbje.
Ky trofe i 10-të i Vllaznisë është një përgjegjësi më shumë për këtë ekip i cili do të kërkojë edhe njëherë të sigurojë një vend në grupet e Champions League.
Rruga Press