Lajme

“Shkak padrejtësia sociale”- Raporti i British Columbia për largimin e mjekëve

Viti 2019 rezulton të jetë me numrin më të lartë të largimit të bluzave të bardha nga Shqipëria, arsyet janë të shumta por në 50.7% ata kanë refruar faktorin ekonomik, 26,7% edukimin në vazhdim.

Gjermania mbetet destinacioni kryesor për mjekët shqiptarë.

Në vitin 2021 rezulton se 53.3% e mjekëve të larguar janë punësuar në Gjermani.

23,7 % në Itali, 14,3% në SHBA, 9% në mbretërinë e bashkuar, 3,3% në Francë, 2,7%  në Kanada dhe më pak se 2% në Greqi dhe Zvicër.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Mosha mesatare e mjekëve të larguar është  37 vjeç.

52,8% e mjekëve shqiptarë të larguar nuk mendojnë të kthehen më në shqipëri, arsyet kryesore sipas studimit janë korrupsioni, padrejtësa sociale dhe pasiguri fizike.

31,6% thonë se janë të pavendosur dhe vetëm 15% duan të kthehen në vendin e tyre.

Largimi i mjekëve ka bërë që Shqipëria të ketë numer të pakët të bluzve të bardha në shërbim të qytetarëve. Të dhënat e vitit 2022 tregojnë se në vendi rendite pas kKsovës për numrin më të vogël të mjekëve për banorë.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Në shqipëri janë 188 mjekë për 100 mijë banorë, shifër kjo disa herë më e vogël se ajo e Bosnje Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë apo Serbisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *