Lajme

Këshilli Federal i Zvicrës heq vizat për Kosovën

Nga 1 janari 2024, shtetasit kosovarë mund të udhëtojnë pa viza edhe në Zvicër, e cila ndonëse nuk është anëtare e Bashkimit Evropian,  është në zonën Schengen. Vendimi u mor sot, më 17 maj nga Këshilli Federal i Zvicrës, që miratoi ndryshimin e nevojshëm të Urdhëresës për hyrjen dhe lëshimin e vizave.

Kosova ka përmbushur kërkesat për heqjen e vizave në lidhje me sigurinë, kontrollet kufitare dhe menaxhimin e migracionit. Për këtë arsye, Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE-së miratuan një rregullore të Schengen-it më 19 prill 2023, e cila i përjashton kosovarët nga kërkesa për vizë për qëndrime të shkurtra maksimumi 90 ditë, thuhet në vendim.

Lexo më shumë  Kurti uron Von der Leyen: Mezi presim të punojmë së bashku për ta çuar Kosovën drejt anëtarësimit

Për të hyrë në Zvicër nga 1 janari i vitit 2024, qytetarët e Kosovës  kërkohet të kenë në posedim vetëm pasaportën biometrike.

Si një vend Schengen, Zvicra është angazhuar për të miratuar çdo vendim të shteteve anëtare të vendeve Schengen, bëhet e ditur në njoftimin e sotëm të Këshillit Federal të Zvicrës, transmeton Radio Kosova.

Në njoftim theksohet gjithashtu se heqja e vizave për Zvicrën nuk do të thotë se kosovarët do të kenë të drejtë punësimi në këtë vend.

Lexo më shumë  Kurti në Prekaz: 28 Nëntori, datë themeltare e historisë

 “Për t’u punësuar në Zvicër ende kërkohet vizë. Shtetasit kosovarë lejohen të punësohen vetëm me kusht që të kenë kualifikime të mira profesionale dhe në rastet kur nuk gjenden punëtorë ekuivalentë në tregun zviceran të punës, ose në vendet e BE/EFTA. Gjithashtu, duhet të respektohen kushtet e zakonshme të pagës dhe punës”, nënvizohet aty.

Ky ndryshim i urdhëresës së Këshilli Federal i Zvicrës do të hyjë në fuqi më 1 janar 2024, thuhet tutje në njoftim.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *