Lajme

Kurti: Rruga euroatlantike s’është thjeshtë simbolike, por përkushtim i Kosovës ndaj demokracisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se rruga euroatlantike është përkushtim konkret i Kosovës ndaj demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit dhe nuk është thjeshtë simbolike.

Ai ka folur në një bashkëbisedim me studentët e Akademisë Diplomatike në Vjenë.

“Ky orientim hap dyert për zhvillim ekonomik, bashkëpunim rajonal dhe rrit sigurinë. Duke përqafuar këtë rrugë, Kosova vendos shembull për tjerët në rajon, duke shfaqur fuqinë transformuese të vlerave demokratike”, ka thënë Kurti

Bashkëbisedimi është zhvilluar në ambientet e Fakultetit Filozofik në Prishtinë.

“Kosova ka marrë qëndrim të qartë kundër sulmit të paprovokuar të Rusisë në Ukrainë. Ne kemi implementuar sanksione, në koordinim me BE-në dhe SHBA-në, për të dënuar agresionin e Rusisë. Është dëshpëruese të theksohet se Serbia nuk e ka ndjekur shembullin. Ky kontrast nënvizon dallimin mes përkushtimit tonë ndaj vlerave demokratike dhe përkushtimit tonë ndaj parimit të bashkëpunimit ndërkombëtar. Fqinji ynë jodemokratik nuk është problem vetëm për Kosovën, por edhe për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Kurti.

Kurti ka folur edhe për dialogun Kosovë – Serbi.

Lexo më shumë  Kryeministri australian pranon me krenari rrënjët arbëreshe: Kam lidhje me Shqipërinë

“Dialogu Kosovë – Serbi në kuadër të Bashkimit Evropian mbetet jetik për rrugën para për zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura mes dy shteteve tona. Megjithatë, për të qenë ky dialog efikas, të dyja palët duhet të respektojnë parimet më thelbësore të demokracisë dhe të Bashkimit Evropian. Ne besojmë se Bashkimi Evropian është platforma dhe synimi që ka burime të mjaftueshme dhe traditë për të zgjidhur problemet që ne kemi për të normalizuar marrëdhëniet mes nesh. Ndërsa ecim përpara, Kosova mbetet e palëkundur në përkushtimin tonë ndaj demokracisë, të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës”, tha Kurti.

Kurti ka thënë se “nëpërmjet progresit vendor, bëhen edhe përparime në rrafsh ndërkombëtar”.

“Duke njohur këto angazhime dhe rezultate të forcimit të demokracisë brenda vendit, Parlamenti Evropian aprovoi udhëtimin pa viza për qytetarët tanë, më në fund, duke filluar nga 1 janar 2024. Pos kësaj, aplikimi ynë për t’iu bashkuar Këshillit të Evropës ka kaluar etapën e parë: pranimin nga Komiteti i Ministrave, me shumicën prej dy të tretave. Departamenti ligjor i Këshillit të Evropës ka konkluduar se Kosova ka të drejtë të bëhet anëtare e KiE, por edhe nëse nuk ka më pengesa ligjore, për t’u bërë anëtar i KiE prapë na duhen vota. Kështu që jemi shumë të lumtur që kemi arritur të kalojmë atë numër prej 2/3 të votave dhe ne jemi po ashtu të kënaqur që Austria dhe shumë miq tjerë e partnerë na kanë ndihmuar të arrijmë në këtë pikë”, tha Kurti.

Lexo më shumë  28 Nëntori festohet edhe në Malin e Zi, në “Sheshin Skënderbeu” vendoset monumenti i Gjergj Kastriotit

Kurti ka thënë po ashtu se po përgatitet aplikimi për anëtarësim në NATO dhe e sheh një të ardhme të afërt “ku Kosova është plotësisht e integruar në të gjitha trupat kyçe ndërkombëtare e multilaterale”.

“Kosova ka dëshmuar vlerat e saja si shtet i besueshëm dhe i përkushtuar për të ndarë vlerat euroatlantike dhe është e gatshme të nisë pjesëmarrjen si anëtare e këtij komuniteti. Ne do të të marrim pjesë në Defender Europe 23 që do të mbahet këtë muaj dhe muajin e ardhshëm me 1365 ushtarë të forcave tona të sigurisë dhe ne po ashtu do të jemi në mesin e shteteve nikoqire”, tha Kurti.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *