KryesoreLajme

Kurti: Fondi Sovran është projekti më i madh ekonomik në vend

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Fondi Sovran është projekti më i madh ekonomik në vend, ndonjëherë.

Kurti përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se qeveria së shpejti do të miratojë projektligjin për themelimin e Fondit Sovranm raporton Rruga Press.

“Këtë muaj janë bërë fiks gjashtë vjet prej kur për herë të parë dhamë propozimin e bashkë me të edhe zotimin për Fondin Sovran. Prej atëherë, ai ka qenë pjesë e secilës platformë tonë zgjedhore, përfshirë edhe programin qeverisës të Qeverisë Kurti 1”, ka thënë Kurti.

Lexo më shumë  Kosova do të hapë fabrikën e prodhimit të municionit dhe dronëve. Kurti: Sot hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake

“Ndërmarrjet tona publike, të cilat nuk operojnë më me humbje si në të kaluarën, së bashku me 24 mijë asete tjera do barten nga qeveria në Fond, që do të rrisë mundësinë e investimeve dhe përmirësojë edhe më shumë menaxhimin e tyre. Kjo e bën qeverinë më të vogël por shtetin më të fortë e më të pasur, duke na vendosur në hartën e tregjeve botërore financiare”.

Lexo më shumë  Dëshmitë e krimit: Kosova bëhet me muze të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Kurti ka deklaruar se sot me deputetë të LVV-ës e anëtarë të kabinetit qeveritar e kanë prezantuar e diskutuar koncept-dokumentin për Fondin Sovran.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *