Shkencëtarët ndihmojnë një të paralizuar të “flasë” vetëm duke i menduar fjalët

Një implant truri ka ndihmuar në rikthimin e të shprehurit tek një burrë pas më shumë se 15 vjetësh pasi pësoi sulm në tru e që ia hoqi aftësinë për të folur, thonë shkencëtarët.
Ata po e quajnë atë një neuroprotezë dhe ndërsa është vetëm një pacient tani për tani, ekipi në Universitetin e Kalifornisë po shpreson që pajisja e tyre të ndihmojë njerëzit e tjerë të paralizuar të komunikojnë.
“Sipas njohurive tona, ky është demonstrimi i parë i suksesshëm i dekodimit të drejtpërdrejtë të fjalëve të plota nga aktiviteti i trurit të dikujt që është i paralizuar dhe nuk mund të flasë”, ka thënë Edward Chang, neurokirurg i cili drejtoi ekipin kërkimor, raporton CNN.
Ekipi vendosi një sërë elektrodash mbi zonën e trurit që kontrollon të folurit në një burrë që pësoi sulm në tru e që e la atë të paralizuar dhe të paaftë të fliste që në moshën 20 vjeç.
“Që nga dëmtimi i tij, ai ka pasur lëvizje jashtëzakonisht të kufizuara të kokës, qafës dhe gjymtyrëve dhe komunikon duke përdorur një tregues të bashkangjitur në një kasketë bejsbolli për të prekur shkronjat në një ekran”.
Burri, që tani është në të 30-at e tij, u nxit të përdorë një fjalor të kufizuar ndërsa pajisja ishte akorduar duke përdorur algoritme kompjuterikë për të përkthyer aktivitetin elektrik nga truri i tij. Këto fjalë u projektuan më pas në një ekran kompjuteri.
Pacienti ndihmoi ekipin që të krijonte një fjalor me 50 fjalë që përfshijnë “po”, “jo”, “familje”, “pastër” dhe “infermier”. Këto u zgjeruan në fjali të plota, si “Jo, nuk jam i etur”.
Shkencëtarët kanë thënë se ku është vetëm fillimi dhe se ka mundësi për zgjerim.

