Myrto Uzuni, gjithnjë e më pranë gjigandit spanjoll
Myrto Uzuni do të jetë pjesë e La Ligës në sezonin e ardhshëm. E vetmja gjë e paqartë është skuadra me të cilën do të luajë në elitën e futbollit spanjoll. Nëse Granada do të ngjitet në këtë sezon, me siguri që lojtari i Kombëtares do të qëndrojë.
Madje në ekip i kanë premtuar edhe shiritin e kapitenit në rast suksesi. Por nëse Granada nuk arrin të ngjitet, në Spanjë raportohet se do të bëhet ndryshim rrënjësor i skuadrës. Për këtë arsye Myrto Uzuni është mënyra e vetme për të fituar sa më tepër para, që të bëhen blerje të reja.
Sevilja është ekipi që po e kërkon me ngulm Uzunin. Për momentin shifra për të cilën po flitet se mund të ndodhë ky transferim është 15 milionë euro. Megjithatë te Sevilja shpresohet se kjo shifër do të ulet në 10 milionë euro.
Rruga Press