Lajme

Lajçak për modelin kroat: Për ne është i pranueshëm modeli që është i bazuar në normat e BE-së

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është pyetur për qëndrimin e Bashkimit Evropian mbi modelin kroat të pakicave, nëse mund të funksionojë edhe në Kosovë.

Lajçak ka thënë se BE-ja pranon atë që është në pajtim me vlerat evropiane.

“Për BE-në e pranueshme është ajo që është e bazuar në normat dhe vlerat e BE-së, dhe që është në pajtim me modelet ekzistuese evropiane”, ka deklaruar ai para mediave pas takimit me kryeministrin Albin Kurti.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  “Rama n'burg, Berisha n'burg”/ Dita e 10-të e protestës madhështore në Tiranë, qytetarët marshojnë drejt kryeministrisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *