Lajme

Moti sot në Shqipëri e Kosovës

Shqipëria: Masat ajrore të paqëndrueshme që kanë përfshirë vendin tonë prej disa ditësh, do të vijojnë të sjellin vranësira të shpeshta dhe prezencë të lartë të lagështirës në ajër. Pritet që vranësirat herë pas here të pësojnë zhvillime, kryesisht gjatë pjesës së dytë të ditës duke sjellë në vendin tonë dhe reshje të pakta shiu.

Shirat më të dukshme do të jenë në gjysmën Lindore të Shqipërisë. Ndërsa në pjesën më të madhe të ultësirës Perëndimore do të jenë momente me pika shiu.

Lexo më shumë  Daily Mail citon Irfan Azizin në gjykatën britanike: "Këta njerëz kanë kryer vrasje për Kryeministrin (Edi Rama) me urdhër të tij dhe për Ministrin e Brendshëm. Kam prova""

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 5°C deri në 24°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.

Kosova: Moti sot në Kosovë do të mbajë i vranët e me intervale me diell. Vende-vende parashihet edhe shiu, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Lexo më shumë  Ambasadori i Luksemburgut irritohet nga pyetjet politike: Sot është koha për respekt ndaj stafit shëndetësor

Temperaturat pritet të mbesin pothuajse në të njëjta parametra si të ditës së martë.

Minimalet e ditës pritet të sillen rreth 6 dhe 9 gradë celsius, ndërsa maksimalet mes 15 dhe 17 gradë celsius.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *