Bota

Rritet shkëmbimi tregtar Kinë-Rusi, 66.6 miliardë € në 3 muajt e parë të 2023-shit

Shkëmbimi tregtar midis Kinës dhe Rusisë në tremujorin e parë të vitit 2023 u rrit me 41,3 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, njoftoi sot Administrata e Përgjithshme Doganore e Republikës Popullore të Kinës.

Vlera totale e tregtisë mes dy vendeve në tre muajt e parë të këtij viti arriti në 66.6 miliardë euro.

Lexo më shumë  Rutte kërkon ndryshimin e trajektores së luftës në Ukrainë

Në tremujorin e parë, Kina eksportoi mallra në Rusi me vlerë 30.7 miliardë euro, që është një rritje prej 67.2 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.

Eksportet nga Rusia drejt Kinës u rritën me 24.8 për qind krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar dhe arritën në 35.9 miliardë euro.

Në prill, vëllimi i tregtisë mes dy vendeve arriti në 17.5 miliardë euro.

Lexo më shumë  Ukraina: Rusia ka dërguar numër rekord dronësh për të na sulmuar gjatë natës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *