Bota

Ukraina zbulon “sekretin” se si rusët po iu shmangen predhave

Ukraina e ka kuptuar mënyrën se si ushtarët rusë po iu shmangen predhave të luftës, nëpërmjet krahasimit të dy videove që janë publikuar të martën nga blogu Operativno_ZSU.

Ky blog ushtarak ukrainas publikoi fillimisht pamjet se si një ushtar rus po trajnohej në një sallë stërvitjesh për t’iu ikur bombave që hidhen nga lartësia, ndërsa kjo u vërtetua edhe në fushëbetejë.

Lexo më shumë  Konfirmohet përbërja e re – Komisioni i ri i Ursula von der Leyen merr miratimin përfundimtar

Në videon e dytë u filmua momenti kur u hodh një predhë, e ushtari rus nisi të rrotullohej zvarrë, në mënyrë që t’i shpëtonte predhës.

Në raportin e së martës, Ukraina njoftoi gjatë 24 orëve janë vrarë mbi 600 ushtarë rusë, por që këto të dhëna s’u konfirmuan nga shtetet perëndimore.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *