Von der Leyen vizitë në Kiev për Ditën e Evropës: Këtu mbrohen vlerat e BE-së
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka mbërritur në Kiev për të shënuar Ditën e Evropës. Blloku prej 27 vendesh tradicionalisht shënon “paqen dhe unitetin” më 9 maj. Të hënën, Zelenskyy njoftoi se vendi i tij do ta festonte njëlloj këtë ditë “së bashku me të gjithë Evropën e lirë”.
“Është bukur të kthehesh në Kiev. Aty ku vlerat e dashura për ne mbrohen çdo ditë. Prandaj është një vend i përshtatshëm për të festuar Ditën e Evropës. Unë mirëpres Presidentin Zelensky për të bërë 9 majin Ditën e Evropës edhe këtu në Ukrainë”, shkroi ajo në një postim në Twitter.
Von der Leyen e ka vizituar tashmë Kievin në disa raste që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia 14 muaj më parë. Ajo ka qenë një shtytëse kryesore në ofrimin e mbështetjes për popullin ukrainas dhe në vendosjen e sanksioneve që synojnë Kremlinin.
Rruga Press