Lajme

Eurovision 2023, BBC: Kënga shqiptare mesazh i fortë për rëndësinë e familjes

Kënga shqiptare mesazh i fortë për rëndësinë e familjes, shkruan BBC për këngën konkurruese të Shqipërisë në Eurovision Song Contest.

Këtë vit, Festivali Evropian i Këngës në Liverpul do të ketë 37 vende që do të garojnë për t’u kurorëzuar kampion.

”Teatrale dhe dramatike, kënga shqiptare mbart një mesazh të fortë për rëndësinë e familjes dhe pranimin e njerëzve që doni për atë që ata janë”, shkruan BBC.

Lexo më shumë  “Piramida” e mikro-kredive/ Skema me pesë hapa që zhyti financiarisht mijëra shqiptarë

”Vokali mbresëlënës dhe harmonitë ballkanike ndërtohen në një kor tërheqës, me Albinën e shoqëruar në skenë nga pesë anëtarë të familjes së saj, përfshirë nënën dhe babain e saj”, shton BBC.

”Zëri i Albinës të prek telat e zemrës”, thekson ajo.

Shqipëria do të paraqitet në këtë festival me këngën ”Duje” të Albinës dhe familjes së saj.

Rruga Press

Lexo më shumë  Osmani takohet me zyrtarë të Qatar Development Fund, flasin për përkrahjen e invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *