Bota

Burgoset ish-presidenti, Afrika e Jugut në trazira/ Ramaphosa: Nuk do lejoj ‘anarki’

Agjencitë e sigurisë në Afrikën e Jugut thonë se ata kanë identifikuar nxitësit e dyshuar të dhunës në vend. Presidenti Cyril Ramaphosa tha se ai do të vizitojë provincën më të goditur, ndërkohë që dhuna në vend po bie.


Presidenti Cyril Ramaphosa të premten tha se agjencitë e sigurisë kishin identifikuar një numër personash të dyshuar për nxitje të dhunës, për të cilën ai beson se ishte planifikuar.

Lexo më shumë  Presidenti Trump: "Harku i Triumfit" që po ndërtojmë do të jetë më i bukur se ai francez


Një i dyshuar për nxitje të trazirave që zgjatën gati një javë tashmë është arrestuar.

Dhuna dhe plaçkitjet u panë në të gjithë vendin pas burgosjes së ish-Presidentit Jacob Zuma.

Komentet e Ramaphosas erdhën gjatë një vizite në komunën Ethekwini, pjesë e provincës KwaZulu-Natal që përfshin qytetin Durban. Kjo ishte edhe një nga zonat e goditura më keqazi nga trazirat, me shumë biznese të shkatërruar dhe me më shumë se 100 njerëz të vrarë.

Lexo më shumë  Paralajmëron shefja e re e shërbimeve sekrete britanike: Rusia përbën kërcënim akut


Zyra e presidencës tha se Ramaphosa ishte duke vizituar KwaZulu-Natal “për të vlerësuar pasojat e dhunës publike të ndodhur së fundmi dhe vendosjen e forcave të sigurisë”.


Numri zyrtar i vdekjeve shkon në 117, me 91 të vdekje në KwaZulu-Natal dhe 26 në Gauteng.

Presidenti tha se qeveria e tij nuk do të lejojë që “anarkia dhe sakatimi” të shpalosen në vend.


“Ne si qeveri jemi jashtëzakonisht të shqetësuar për atë që ndodhi këtu dhe po bëjmë gjithçka për t’u marrë me të. Është mjaft e qartë se të gjitha këto incidente të trazirave dhe plaçkitjeve u nxitën,” tha Ramaphosa./dw.com

©RrugaPress Të gjitha të drejtat të rezervuara

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *