Bota

Sųlmi me dron në Kremlin, deklarata e fortë e ish-kryeministrit rus: Operacion i organizuar nga Moska. Putinit i duhej kjo për…

Ish-kryeministri rus, Mikhail Kasyanov, ka thënë se beson se tentativa e sulmit të djeshëm në Kremlin ishte një “operacion i organizuar”.

Duke folur për Sky News, Kasyanov tha se Rusia kishte organizuar sulmin për të inkurajuar më shumë njerëz që t’i bashkohen ushtrisë së vendit.

“Putinit i duhet kjo para Ditës së Fitores,” tha Kasyanov, duke iu referuar përkujtimit vjetor të fitores së Rusisë kundër nazistëve.

Lexo më shumë  Serbia u jep shtetësi rusëve të sanksionuar nga SHBA-ja dhe Ukraina

Kasyanov u largua nga Rusia vitin e kaluar dhe tani është shumë kritik ndaj veprimeve të Kremlinit në Ukrainë, pavarësisht se dikur kishte punuar ngushtë me Putinin.

Ai tha se ishte interesante që Moska ishte e gatshme të fajësonte Ukrainën për sulmin e supozuar me dron, pasi ishte një pranim që dronët ukrainas mund të arrinin deri në Kremlin.

Lexo më shumë  Popullariteti i Putinit bie ndjeshëm: Instituti shtetëror i sondazheve i Rusisë ndalon në heshtje publikimin e shifrave të tij

Kasyanov paralajmëroi se ne duhet të “presim diçka më shumë” nga Moska në ditët në vijim, siç është një provokim tjetër.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *