Lajme

Zelensky thirrje nga Haga: Të gjithë duam ta shohim këtu Putinin

Duke folur gjatë një konference për shtyp në Holandë, Volodymyr Zelensky shpreson se Vladimir Putin do të sillet para drejtësisë ndërkombëtare në Hagë.

“Ne të gjithë duam ta shohim këtu në Hagë, Vladimirin”, deklaroi ai duke iu referuar urdhër-arrestit të lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale.

Lideri rus “meriton të dënohet” dhe të sillet në Hagë, thotë i pari i shtetit ukrainas, raporton skynews.

Lexo më shumë  “Nuk është kryeministër, por përfaqësuesi i një qeverie në regjim. Flet gjithë ditën për ju dhe punon vetëm për vete”! Rama dje dhe sot, premtimet në opozitë që u harruan në pushtet

Ai thotë se ka besim se kjo do të ndodhë kur Ukraina të triumfojë kundër Rusisë.

Presidenti ukrainas pretendon se 6,139 krime lufte janë kryer nga Rusia vetëm në muajin prill, duke shkaktuar 207 viktima ndër civilët. Njëmbëdhjetë prej tyre ishin fëmijë.

Zelensky këmbëngul se duhet të krijohet një gjykatë për të gjykuar krimin e agresionit të Rusisë.

Lexo më shumë  Haxhiu fton në takim liderët e partive të martën

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *