Bota

Rusia publikon pamjet, pretendon se Ukraina sulmoi Kremlinin

Rusia ka akuzuar Ukrainën se u përpoq të sulmonte me dronë Kremlinin, godinën presidenciale në Moskë. Sipas medias ruse “Ria Novosti”, Presidenti Putin nuk ka pësuar asnjë dëmtim nga përpjekja e ukrainasve.

“Dy mjete ajrore pa pilot u drejtuan nga Kremlini. Si rezultat i veprimeve në kohë të ndërmarra nga ushtria dhe shërbimet speciale duke përdorur sisteme luftarake me radar, pajisjet u çaktivizuan”, thuhet në njoftimin e bërë nga administrata presidenciale botuar në “Ria Novosti”.

Lexo më shumë  NASA gati për fluturimin historik në atmosferën e Diellit – a do t’i mbijetojë anija temperaturave ekstreme?

Si pasojë e sulmit, presidenti dhe persona të tjerë nuk u lënduan dhe orari i punës së kreut të shtetit nuk ndryshoi.

Kremlini i konsideroi këto veprime si një akt të planifikuar terrorist dhe një atentat ndaj presidentit në prag të Ditës së Fitores dhe paradës së 9 majit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *