Kryeministri Kurti publikon versionin e tij për Asociacionin, përmban 10 pika
Kryeministri i vendit, Albin Kurti pas takimit në Bruksel ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës ka dhenë versionin e saj për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ndërkaq në minutat e para pas mesnatës ka bërë publike këtë version.
Dokumenti i Kurtit për Asociacionin përmban 10 pika, ndërsa një dokument të tillë në gjuhën angleze Kurti e ka postuar në Twitter.
E të martën në mbrëmje kreu i Qeverisë tha se ky draft do të duhej të merret parasysh nga ndërmjetësuesit.
“Në vizionin e propozuar nga unë nuk kam përmendur vetëm Kushtetutën e Kosovës por edhe letrën e zonjës Mogerini që i kishte deklaruar në vitin 2015 ish-kryeministrit të Kosovës se nuk bënë të ketë nivel të tretë të pushtetit ekzekutiv”.
Kurti ka thënë se draft-vizioni i propozuar nga ai nuk diskriminon askënd.
“Draft-vizioni i propozuar nga unë bazohet në vlera evropiane për trajtimin e komuniteteve”.
Versioni i Ekipit Menaxhues, në të cilën ekipI bën pjesë edhe deputetja e Kuvendit të Serbisë nga radhët e partisë së Aleksandar Vuçiqit përfaqëson dëshirën për një “Republika Srpska” në Kosovë.
Më poshtë mund ta lexoni versionin e Kurtit (përkthim jo zyrtar) që e ka prezantuar në Bruksel në lidhje me Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Rruga Press