Bota

Nënshkruhet marrëveshja, SHBA do të vendosë nëndetëse bërthamore në Korenë e Jugut

SHBA dhe Koreja e Jugut kanë arritur një marrëveshje historike për të kundërshtuar kërcënimin bërthamor të Koresë së Veriut.

Uashingtoni ka rënë dakord të vendosë periodikisht nëndetëset amerikane të armatosura bërthamore në Korenë e Jugut dhe të përfshijë Seulin në operacionet e planifikimit bërthamor.

Në këmbim, Koreja e Jugut ka rënë dakord të mos prodhojë armët e veta bërthamore. Deklarata e Uashingtonit do të forcojë bashkëpunimin e aleatëve në parandalimin e një sulmi të Koresë së Veriut, tha Presidenti i SHBA-së Joe Biden.

Lexo më shumë  Militantët serbë po luftojnë për Putinin dhe po përgatiten për një luftë të re ballkanike

Shqetësimi është rritur nga të dyja palët për kërcënimin bërthamor që vjen Koreja e Veriut. Pheniani po zhvillon armë taktike bërthamore që mund të synojnë Korenë e Jugut dhe po përpunon armët e tij me rreze të gjatë që mund të arrijnë deri në territorin e SHBA-së.

Shtetet e Bashkuara tashmë kanë një detyrim për të mbrojtur Korenë e Jugut dhe më parë janë zotuar të përdorin armë bërthamore nëse do të jetë e nevojshme.

Lexo më shumë  Joseph: Serbia në udhëkryq, duhet t’i largojë rusët nga industria e naftës

Por disa në Korenë e Jugut kanë filluar të dyshojnë në këtë angazhim dhe të bëjnë thirrje që vendi të ndjekë programin e tij bërthamor.

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol, i cili ishte në Shtëpinë e Bardhë për një vizitë shtetërore, tha se Deklarata e Uashingtonit shënoi një angazhim “të pashembullt” të SHBA-së për të përmirësuar mbrojtjen, për të penguar sulmet dhe për të mbrojtur aleatët amerikanë duke përdorur armë bërthamore.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *