Muja akuzon deputetin e PDK-së Shala për “lidhjet e shkurta të korrupsionit” dhe punësimet familjare që i ka në KEK
Në Kuvendin e Kosovës është duke vazhduar debati pozitë-opozitë lidhur me gjendjen në KEK dhe arrestimin e kryeshefit të kësaj ndërmarrje, Nagip Krasniqi.
Deputeti i LVV-së, Armend Muja duke akuzuar opozitën në këtë rast PDK-në për “lidhjet e shkurta të korrupsionit” ia përmendi deputetit Ferat Shala punësimet familjare që i ka në KEK.
“Kosova ka importuar energji në 10 vitet e fundit nga Serbia prej Vuk Hamoviqit dhe Damir Fazliqit, a ka dikush lidhje të shkurta me këta persona që vijnë nga Serbia. Në kohën e Nagipit që dy vjet nuk importohet rrymë nga Serbia”, tha Muja.
Ai shtoi se “nuk mundesh me hetu KEK-un në 10 vitet e fundit pa bosin Nijazi Thaçin dhe Arben Gjukaj. Të gjitha pikëpyetjet dhe përgjigjet i kanë këta dy persona”,
Muja më tej ka thënë se deputeti i PDK-së, Ferat Shala ndër operatorët kryesor në KEK kanë qenë ndërrmajet që drejtohen nga miqtë e tij.
“Një nga deputetët kur i kemi marrë në Komision Hetimor dhe i kemi shiku kush kanë qenë operatorët kryesor në KEK na dul “Gjeominerali”. Kjo kompani është e Idriz Thaçit dhe Enever Berishës mik i deputetit Ferat Shala e po ashtu është edhe “Trasingrupi”, miku i dytë i Ferat Shalës. Këto të dhëna nga KRPP i marrim nga djali i Ferat Shalës që punon në KRPP, të dhënat mbi bilancin e energjisë i marrim nga vajza e Ferat Shalës që punon në KOSTT dhe sa i përket minierave i marrim nga dhëndri i Ferat Shalës që është drejtro në KPMM. Këto janë lidhje të shkurta”, tha Muja.
Rruga Press