Pasi Erion Veliaj, të mos jetë më kryetar bashkie për Tiranën, çmimet e apartamenteve ka mundësi të përgjysmohen
Nga Ervin Goci
Une ve bast, ja ku ju sfidoj: vetem pak muaj pasi Erion Veliaj, te mos jete me kryetar bashkie per Tiranen, çmimet e apartamenteve ka mundesi te pergjysmohen, mos te them qe te shkohet drejt kolapsit te tregur.
Mjafton qe kandidati qe do ta zevendesoje mos te beje keto 10 gjera:
> Mos t’i perqendroje te gjitha lejet ne qender;
> Mos te jape sherbime vetem ne qender;
> Mos te jape leje me plan por pa planifikim;
> Mos te promovoje vete si kryetar bashkie fllusken e ndertimeve;
>Mos t’i lere tipat me 88 apartamente pa taksa per apartamentet e dyta apo te treta apo te tetedhjete e teta;
> Mos t’i hedhe lejet si ushqim qensh, duke thene une jap lejen, dhe nuk me intereson as kush eshte ndertuesi e as kush eshte bleresi;
> Mos te lere pa subvencionuar strehimin social;
> Mos te shpalle ndertimin si i vetmi burim i mbledhjes se taksave;
> Mos te shese e gjymtoje dhe ato pak hapesira publike qe jane ne prone te Bashkise;
> Mos te jape me leje ndertimi;
Mbi te gjitha mos te sillet si kryeminister
Çmimet qe na shiten si evoluim natyral i qytetit, nuk jane gje tjeter veçse vendimarrje okulte te nje regjimi qe punon nen dhe per hesape te tjera nga hesapet e qytetit.
Tirana duhet çliruar dhe ekonomia e qytetit nuk mund te funksionoje gjithe kohes e ngulfatur dhe e mberthyer per fyti nga pengmarres. Leket dhe trupat tane nuk mund te kthehen ne bursen e krimit.
Rruga Press