Lajme

Prag falimentimi, por kryebashkiaku i Kavajës hap thesin para zgjedhjeve, tender 2 mln euro për rikonstruksionin e një kopshti

Ndonëse Bashkia e Kavajës është në prag të falimentimit për shkak të borxheve, kryetari i saj Redjan Krali ka hapur një tender për ndërtimin e një kopshti në prag të zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Ditën e djeshme Bashkia e Kavajës ka çelur tenderin për rikonstruksionin e një Kopshti e Çerdhe në Golem. Sipas buletinit numër 36 të Prokurimeve Publike, fondi limit i vendosur në dispozicion për këtë rikonstruksion është mbi 2 miliardë lek, ose 2 milionë euro.

Sipas detajeve specifike bëhet fjalë për rikonstruksion dhe jo ndërtim. Ndërsa ky tender zhvillohet në kuadër të rindërtimit. Ajo që tërheq vëmendjen është vlera e lartë e fondit limit për rikonstruksionin.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Krahasimi mund të bëhet me shkollat që ndërton Bashkimi evropian në Shqipëri. Pas tërmetit të 2019, Bashkimi Evropian ndihmoi Shqipërinë  duke rindërtuar disa shkolla. Sipas raporteve te delegacionit te BE ne Shqipëri kostoja për ndërtimin e një shkolle me standardet e BE shkonte 700 deri në 800 mijë euro. Ndërkohë Bashkia e Kavajës duket se ka standarde edhe më të larta se Bashkimi Europian, pasi rikonstruksionin e një kopshti e çerdhe e bën me 2 milionë euro.

Lexo më shumë  Murati publikon grafikun për kontratat 'njëburimore' ndër vite: Numri i kontratave njëburimore në mandatin tonë është përgjysmuar

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, 16 bashki në vend janë zhytur në borxhe por situata më e rëndë është në Kavajë e cila për shkak të tërmetit dhe të pandemisë po shkon drejt falimentimit. Kjo bashki 85.2% të shpenzimeve të miratuara i ka borxhe. Në vitin 2020 borxhet e Kavajës arrinin në 727.8 mln, duke përbërë më shumë se 10% të borxhit total vendor.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *