Lajme

Kullat te sheshi “Skënderbe”, koncept i dështuar

Ndryshimet që i janë bërë qendrës së Tiranës vitet e fundit janë tregues i dështimit në ruajtjen e objekteve të trashëgimisë. Në mënyrë të veçantë, kullat pranë Sahatit dhe xhamisë së Et’hem Beut.

Kështu shprehet prof. asoc. dr Flamur Doli, hulumtues i arkitekturës tradicionale dhe pedagog në Fakultetin e Arkitekturës në Prishtinë në një intervistë.

Këto objekte të reja, moderne, në ndërtim e sipër, janë më afër sesa është e lejuar dhe i dominojnë këto dy objekte të trashëgimisë dhe si të tilla ato nuk vërehen fare. Ky koncept është koncept i dështuar. Ka të bëjë me interesat financiare…

Lexo më shumë  Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona

Doli kritikon edhe projektin e sheshit “Skënderbe”, i cili sipas tij ka lënë në hije monumentin e heroit të kombit dhe ndërtesat e periudhës italiane.

Edhe ngritja e platosë me dimensionet të pastra katrore, me një sipërfaqe jashtëzakonisht të madhe, e cila i devaston vlerat e përmendores së Skënderbeut, i cili ka ngelur nën nivelin e sheshit dhe ajo përmendore tani nuk e ka atë monumentalizëm, nuk vjen në shprehje si më përpara. Në raport me sheshin jashtëzakonisht të madh, tani ai duket minor.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

MCN TV intervistoi profesorin e arkitekturës në Tiranë, në hapjen e ekspozitës me projektet restauruese të studentëve të tij ndër vite.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *