Bota

Në Tajvan presin që Kina të sùlmojè për pak vite

“Po e marrim kërcënimin e ushtrisë kineze shumë seriozisht… mendoj se 2027-a është viti për të cilin duhet të bëhemi serioz”, ka thënë politikani tajvanez, Joseph Wu.

Inteligjenca amerikane beson se Xi Jinping, lideri i Kinës, ka urdhëruar ushtrinë e vendit që të jetë e gatshme në vitin 2027 që ta aneksojë Tajvanin. Kina e konsideron Tajvanin, një ishull demokratik dhe vetëqeverisës, si provincë që duhet të ribashkohet me të. Xi ka theksuar se çështja e Tajvanit “nuk mund të bartet nga brezi në brez”.

Lexo më shumë  Ukraina thotë se Rusia ka nisur një sulm me raketa balistike ndërkontinentale

Të premten, ministri i Jashtëm i Kinës, Qin Gang, ka thënë se të dy ngushticat e Tajvanit i përkasin Kinës, dhe se “ata që luajnë me zjarrin mbi Tajvanin, eventualisht do të digjen”, raportoi Guardian. 

Disa zyrtarë amerikanë besojnë se konflikti mund të ndodhë më herët.

Wu ka ngrehur paralele mes Kinës dhe Rusisë, duke thënë se bota ka dështuar që ta marrë seriozisht agresivitetin e Rusisë në të kaluarën. “Nuk e ndaluam Rusinë që të mos e merrte Krimenë. Dhe rusët morën guxim që të shkojnë përpara e të fillojnë një luftë kundër Ukrainës”.

Lexo më shumë  Pistorius e hodhi poshtë kandidaturën – Scholz do të rikandidojë për kancelar të Gjermanisë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *