Zelensky: Vonesat në furnizimin me ārmë kushtojnë jētë
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se vonesat në furnizimin e vendit me më shumë armë po shkaktojnë humbjen e jetëve në fushën e betejës. Gajtë fjalimit të darkës, Zelensky përsëriti sërish nevojën për të ndihmuar me armë vendin e tij.
Presidenti foli gjithashtu për përgatitjen për takimin e ardhshëm të sigurisë në Ramstein, duke thënë se Ukraina pret “vendime të bazuara fort që do të përmbushin perspektivat në fushën e betejës”.
Udhëheqësit e NATO-s dhe të mbrojtjes u takuan në bazën ajrore Ramstein në Gjermani shkurtin e kaluar për të diskutuar ndihmën ushtarake shtesë për Ukrainën.
Rruga Press