KryesoreLajme

Kurti për median britanike: Gjykata Speciale vetëm ndihmon Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për të përjavshmen britanike “The Sunday Times“, ka shprehur shqetësimin se gjyqi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mund ta ndihmojë Serbinë të “rishkruajë historinë”, duke e zhvendosur fokusin nga krimet dhe mizoritë serbe gjatë luftës së fundit.

“Unë e mbështes llogaridhënien për luftën. Megjithatë, më duket e padrejtë që në qendër të vëmendjes po vihet Kosova, ndërsa Serbia jo vetëm që ka refuzuar të marrë përgjegjësinë për krimet e saj, por edhe i mohon ato”, tha Kurti.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

Gjykata sipas Kurtit do ta inkurajonte “lojën” rajonale të Rusisë për ta minuar Kosovën.

Kurti beson se Kremlini pa në Kosovë dhe në Ballkan një “front të dytë” të mundshëm kundër NATO-s pas pushtimit të Ukrainës.

“Kosova është një histori suksesi e NATO-s. Rusët duan që ajo të dështojë”, ka thënë Kurti. Në dhjetor, kujtoi ai, një grup i madh anëtarësh të  një organizatë nacionaliste serbe e lidhur me grupin paramilitar rus Wagner, u grumbulluan në anën serbe të kufirit me Kosovën, duke kërcënuar se do të përballeshin me trupat e NATO-s.

Lexo më shumë  Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona

“Njëqind milje nga vendi ku po bëjmë këtë intervistë në zyrën e kryeministrit është një bazë ruse”, shtoi Kurti, duke iu referuar të ashtuquajturës “qendër humanitare” e Moskës në qytetin serb të Nishit. “Është plot me spiunë dhe agjentë që angazhohen në luftë hibride”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *