Bota

E papritur! Shefi i Grupit Wagner i kërkon Putinit të përfundojë luftën në Ukrainë

Yevgeny Prigozhin ka kërkuar nga autoritetet ruse të shpallin përfundimin e luftës dhe të përqendrohet në territoret e pushtuara të Ukrainës.

Udhëheqësi i grupit mercenarë rus, Wagner, Prigozhin beson se shteti rus ka arritur objektivat e saja me pushtimin e Ukrainës, shkroi kyivindependent.

“Për autoritetet e Federatës Ruse dhe për shoqërinë në tërësi, është e nevojshme të vendoset një lloj pike e guximshme në “operacionin ushtarak special”. Opsioni ideal është shpallja e përfundimit të operacionit special ushtarak duke informuar të gjithë se Rusia ka arritur rezultatet që kishte planifikuar dhe në një farë kuptimi ne i kemi arritur ato. Ne kemi eliminuar një numër të madh ushtarësh të forcave të armatosura të Ukrainës dhe mund t’i themi vetvetes se detyra jonë është përmbushur”, tha Prigozhin.

Lexo më shumë  Konfirmohet përbërja e re – Komisioni i ri i Ursula von der Leyen merr miratimin përfundimtar

Ai pretendon se teorikisht Rusia ka arritur tashmë në atë pikë duke shkatërruar një pjesë të madhe të popullsisë aktive mashkullore të Ukrainës dhe duke frikësuar një pjesë tjetër të saj, e cila, siç pretendon Prigozhin, iku në Evropë

“Rusia ndau Detin Azov dhe një pjesë të madhe të Detit të Zi, pushtoi një pjesë të madhe të territorit të Ukrainës dhe krijoi një korridor tokësor për në Krime”, tha Prigozhin duke arsyetuar propozimin e tij.

Në të njëjtën kohë, Prigozhin pranoi se Ukraina më nuk e sheh veten si një pjesë të Rusisë, shkruan dailymail.

Shefi i grupit mercenarë rus, Wagner shkroi një artikull në të cilin ai reflekton mbi rëndësinë e Bakhmutit, rrjedhjen e dokumenteve të Pentagonit dhe ofensivën e ardhshme të forcave të armatosura ukrainase.

Lexo më shumë  Kryeministri suedez deklaron se Deti Baltik tani është “në rrezik të lartë” pas sabotimit të dyshuar me kabllo

Okupatori është kundër çdo negociate me Ukrainën dhe dëshiron që forcat e Rusisë dhe Ukrainës të takohen në fushë betejë.

Rusia filloi një pushtim në shkallë të plotë më 24 shkurt 2022 dhe synonte përmbysjen e autoriteteve ukrainase dhe presidentit Volodymyr Zelensky. Pas dështimit, Rusia ka ripërcaktuar vazhdimisht atë që dëshiron, kështu që është e vështirë të vlerësohet se cila është strategjia e daljes.

Rusia shpalli aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës, territoret e të cilave janë nën okupim, por më pas u detyrua të tërhiqej nga e vetmja qendër rajonale e pushtuar Kherson.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *